E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Akuzat për hetimin e UÇK, Basha: Unë jam nip Kosove, gjyshi im iku nga Drenica gjatë masakrave serbe.
Publik News

Akuzat për hetimin e UÇK, Basha: Unë jam nip Kosove, gjyshi im iku nga Drenica gjatë masakrave serbe.

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se gjatë periudhës së punës së tij në UMNIK në Kosovë, nuk ka hetuar asnjë krim të dyshuar të UÇK-së.

Basha tha se ka bërë të kundërtën, ka hetuar krimet e serbëve ndaj popullsisë civile në Kosovë, duke ndihmuar edhe në burgosjen e disa kriminelëve serbë të luftës.

Në një intervistë në “Real Story”, Basha akuzoi Ramën duke thënë se vetëm ai dhe Beogradi i përsërisin akuzat për “shtëpinë e verdhë”, akuza të cilat janë rrëzuar nga hetuesit specialë.

“As Dick Marty as Carla Del Ponte nuk flasin për shtëpinë e verdhë, vetëm Beogradi dhe Edi Rama flasin për shtëpinë e verdhë. Si ka mundësi? Në Tiranë online, Edi Rama firmoste me Aleksandër Vuçiç, ish-ministri i Millosheviçit një marrëveshje online, ndërkohë që në Hagë përballeshin me akzua ata që baltosi Serbia. Kurrë nuk kam qenë asnjëherë pjesëtar i ndonjë procesi hetimi ndaj luftëtarëve të UÇK. Kam qenë pjesë hetimit të Millosheviçit dhe jam krenar për këtë. Mjeku ka qenë antropologu i misionit ndërkombëtar në Kosovë, nuk ka qenë hetues. Misioni im në UMNIK ka qenë në hetimin e krimeve të serbëve, për të cilët kemi bërë edhe arrestime. Jemi rrethuar në gjykatë nga paramilitarët serbë. Dhe detyra ime e fundit ka qenë themelimi i Ministrisë së Drejtësisë të Kosovës. Njëherë thonë ishte Lulzim Basha në shtëpinë e verdhë, janë gënjeshtra të qepura keq. Unë nuk kam problem, se ky është një riciklim, e ka thënë në 2002 dhe para zgjedhjeve të Bashkisë Tiranë”, deklaroi Basha.

Basha gjithashtu u shpreh krenar për origjinën e tij nga Kosova.

“Unë jam nip Kosove, gjyshi im është nga Likovci i Drenicës. Gjyshi është larguar gjatë masakrave të Drenicës jam rritur me historitë e tij. Jam krenar se kam bërë rrugën e Kombit, që ky i vuri traun, kam kontribuar për pavarësinë e Kosovës, kur ky negocionte për copëtimin e Kosovës”, tha kreu i PD, Basha.

Basha mohoi akuzat për posedimin e një kasete me filmimet e masakrës së Krushes, duke thënë se nuk e ka disponuar kurrë atë.

“Çfarë interesi do të kisha unë të fshihja diçka që e gjen edhe në Google, me pamje filmike,s atelitore. Pse do ta fshihja unë një gjë të tillë?”, u shpreh Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.