E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetari përplaset me Rakacollin, i kthehet zv.ministrja: U bëtë të gjithë epidemiologë
Publik News

Gazetari përplaset me Rakacollin, i kthehet zv.ministrja: U bëtë të gjithë epidemiologë

Gazetari Endri Xhafo ka debatuar mbrëmjen e djeshme me zv.ministren e Shëndetësisë Mira Rakacolli, përsa i përket trajtimit të pacientëve me Covid-19. Xhafo i ka thënë Rakacollit se shumica e pacientëve janë në fazën e mesme të sëmundjes.

Kjo deklaratë nuk është pritur mirë nga zv.ministrja e cila i është kthyer gazetarit duke i thënë “Nga e nxorre këtë që pjesa më e madhe janë në fazë të mesme. U bëtë të gjithë epidemiologë, doktorë, ekonomisë. Ky e di që është fazë e mesme?”

Debati – video nga PolitikON

Xhafo: Shumica janë në fazë të mesme.

Rakacolli: Nga e nxorre këtë që pjesa më e madhe janë në fazë të mesme. U bëtë të gjithë epidemiologë, doktorë, ekonomisë. Ky e di që është fazë e mesme?

Xhafo: A e ke shkruar ti këtë që është fazë e mesme?

Rakacolli: Po ku e di ti që t’i interpretosh shenjat? Kot e bëjmë ne shkollën, se mjekësia qenka lexo shkronjat dhe përcakto fazën.

Xhafo: Mjekët e familjes ma kanë thënë copë që nuk dinë se cfarë t’i japin apo shesin pacientëve sepse nuk dinë sa e kanë fuqinë dhe xhepin. Unë po ngre një shqetësim mbi kostot. Ju udhëzoni se si mund të mjekohen, në format e lehta. Mjekët e familjes thonë se nuk ka rekomanduar skanere, ku bëhen skanerët?

Rakacolli: Është mjeku pneumonog ai që vendos që të bëjë skaner ose grafi. Kur bëhet skaner në atë moment të jep kodin dhe shkon e bën më një kod të caktuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.