Kush është Erjon Jovani, pronar i kompanisë që tregtonte makina, 4 vite më parë u kap me 190 kg drogë
Erjon Jovani, është pronari i kompanisë “Auto Transport Occasione” në kamionin e së cilës u gjetën dje të fshehura afro 300 mijë euro, në Portin e Durrësit.
Jovani u shpall në kërkim nga Policia, ndërsa u arrestua në flagrancë shoferi i kamionit Ferdinant Murikaj, i cili kishte të fshehura 11.765 euro në çantë, ndërsa pjesa tjetër prej 282.265 euro ishte fsheur në trupin e kamionit.
Por Erjon Jovani nuk është një emër i panjohur për Policinë.
4 vite më parë ai është arrestuar pasi në kamionin e kompanisë së tij janë gjetur dhe sekuestruar 190 kg kanabis. Bashkë me të në atë kohë u arrestua dhe shoferi i kamionit Erblin Tuka. Ngjarja ka ndodhur në 30 nëntor të 2016, kur kamioni u fut në skaner dhe rezultoi se në dyshemenë e tij kishte 158 pako me rreth 190 kg kanabis.
36 vjeçari dyshohet se ka lidhje me grupet kriminale që veprojnë në fushën e trafikimit të drogës në Veri të Italisë. Kjo pasi paratë që u gjetën në kamion janë ngarkuar në Bergamo dhe kishin kode të ndryshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



