E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Presidenti Ilir Meta kërkon paketë ndihme për 75 mijë qytetarët që vuajnë nga diabeti
Publik News

Presidenti Ilir Meta kërkon paketë ndihme për 75 mijë qytetarët që vuajnë nga diabeti

Në Ditën Botërore të luftës kundër Diabetit, Presidenti Ilir Meta ka kërkuar paketa të ndihmës ekonomike për të ndalur përkeqësimin e shëndetit të kësaj kategorie në Shqipëri.

Kreu i shtetit theksoi se në Shqipëri 75 mijë qytetarë vuajnë nga diabeti i tipit 2 dhe 1, dhe shumë prej tyre e kanë të pamundur përballimin e kostove të mjekimit, e cila është një barrë e shtuar me situatën e pandemisë ku ndodhet vendi.

 

“Sot, Dita Botërore e luftës kundër Diabetit, e gjen Shqipërinë me rreth 75 mijë qytetarë, të cilët vuajnë nga diabeti i tipit 2 dhe tipit 1. Ndërkohë që konstatohet edhe një rritje e numrit të fëmijëve të prekur prej saj. Një nga kërkesat e drejta, por të pazgjidhura ende, është ribursimi për kategoritë më në nevojë, që për shkak të kushteve të vështira ekonomike e kanë të pamundur përballimin e kostove të larta të mjekimit”, deklaroi Meta.

“Në situatën e pandemisë COVID-19, situata në të cilën ata ndodhen duhet parë me përparësi absolute, nëpërmjet paketave konkrete të ndihmës ekonomike, të dedikuara në parandalimin e përkeqësimit të mëtejshëm të shëndetit të tyre. Të prekurit nga diabeti, në mjerim dhe varfëri, të mbështeten dhe të mos braktisen nga shteti”, shtoi Presidenti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.