E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nuk përmbahet Donald Trump, akuza të forta Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare: Je një budalla, një hajvan i vërtetë!
Publik News

Nuk përmbahet Donald Trump, akuza të forta Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare: Je një budalla, një hajvan i vërtetë!

Humbja në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit jo vetëm ka shkaktuar pakënaqësi te Donald Trump, por ka nxitur revoltën kundrejt qeverisë së drejtuar prej tij.

Këtë herë, në shenjestrën e tij ka përfunduar Këshilltari i Sigurisë Kombëtare në vitet 2018-2019, John Bolton.

Në një status në rrjetin social “Twitter”, Trump e akuzon Bolton se nuk ka ndryshuar asgjë gjatë drejtimit të ushtrisë amerikane, duke e cilësuar edhe si ‘budalla’.

‘John Bolton ishte një nga njerëzit më budallenj në qeveri me të cilin kam pasur ‘kënaqësinë’ të punoj me të. Një djalë i shurdhët dhe i qetë. Ai nuk shtoi asgjë në Sigurinë Kombëtare përveç “Le të shkojmë në luftë”. Gjithashtu lëshoi në mënyrë të paligjshme shumë informacione të klasifikuara. Një hajvan i vërtetë!” shkruan Trump në statusin e tij.

Bolton ka dalë kundër Trump në këto momente, teksa i ka kërkuar stafit të tij republikan që të pranojë humbjen në zgjedhjet presidenciale përballë kandidatit Joe Biden, i cili fitoi shumicën e mandateve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.