Sulmi terrorist në Vjenë, arrestohet në Tiranë Erald Alimehmeti, rrahu efektivët që e ndaluan për kontroll, në 2015 tentori të vriste efektivët e ‘2-it’
Erald Alimehmeti është i riu që është arrestuar nga Policia në Tiranë dy ditë pas sulmit terrorist që tronditi Vjenën në fillim të muajit Nëntor, ku mbetën të vdekur 4 persona dhe u plagosën 22 të tjerë.
I riu është ndaluar fillimisht nga punonjësit e patrullës në Tiranë për mosmbajtjen e maskës mbrojtëse, por i ka kundërshtuar dhe dhunuar ata. Menjëherë ai është shoqëruar në Komisariat dhe pas verifikimeve është zbardhur identiteti i tij.
Erald Alimehmeti është vëllai i Sajmir Alimhemetit, shqiptarit që është dënuar me 22 vite burg nga drejtësia në Nju Jork për terrorizëm. Por edhe vetë Erald Alimehmeti nuk është një emër i panjohur për Policinë, pasi në vitin 2015 ka tentuar të qëllojë me armë zjarri efektivët e komisariatit nr.2.
Në atë kohë 24 vjeç, Erald Alimehmeti është ndaluar bashkë me dy vëllezërit Genc e Irtan Sejko, pasi po përgatiteshin për të kryer një ngjarje kriminale. Mësohet se në momentin kur ka ndërhyrë policia, Alimehmeti kishte me vete një çantë shpine, brenda së cilës u gjet një pistoletë me krehër dhe 2 fishekë, si dhe shuma prej 4800 dollarësh.
Teksa dy vëllezërit Sejko debatonin me policët e “2-it”, Erald Alimehmeti është distancuar dhe ka tentuar të hapë çanëtn pëër të nxjerrë armën. Menjëherë efektivët e kanë pikasur dhe kanë ndërhyrë duke shmangur nxjerrjen e armës që mund të përfundonte me pasoja tragjike për ta.
Bëhet me dije gjithashtu, se Antiterrori shqiptar ka marrë nga autoritetet e huaja një listë me 30 persona të dyshuar si të përfshirë në “rryma radikalizuese”. Në listë është dhe Erald Alimehmeti.
Momenti i arrestimit nga FBI i Sajmir Alimehmetit:
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




