E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Finlanda, po vë nën kontroll COVID-in me anë të distancimit social
Publik News

Finlanda, po vë nën kontroll COVID-in me anë të distancimit social

Vala e dytë e COVID ka mbërritur thuajse në të gjitha shtetet, ku shifrat e infektimeve po shënojnë rekorde të reja ditë pas dite.

Por e njëjta gjë nuk ndodh në Finlandë, pasi ky shtet e ka vënën nën kontroll koronavirusin me anë të distancimit social.

Dendësia e ulët e popullsisë dhe pëlqimi që kanë finlandezët për vetminë kanë ndikuar shumë në uljen e shifarve të infektimeve.

“Ne gjithësesi jemi të distancuar. Nëse ka karrige bosh në autobus, ne zgjedhim ato ku nuk ka persona pranë. Distancimin social e kemi të natyrshëm, kështu jemi rritur. Jemi të mësuar me vetminë dhe na pëlqen të shëtisim në pyje apo të notojmë nëpër liqene. Finlandezët qëndrojnë larg zonave të populluara”, thotë Mika Salminen, drejtor i Autoritetit Shëndetësor THL.

Që nga fillimi i pandemisë në Finlandë janë infektuar 19.419 persona, nga të cilët 371 kanë humbur jetën, ndërsa në 24 orët e fundit janë regjistruar 104 infektime dhe 2 viktima.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.