E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi thotë se nuk i trembet krijimit të partive të reja politike
Publik News

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi thotë se nuk i trembet krijimit të partive të reja politike

Çdo strukturë e re që angazhon njerëz në politikën shqiptare mendoj që nuk krijon asnjë efekt apo asnjë dëmtim opozitës. Përkundrazi ja rrit kredibilitetin dhe ja rrit angazhimin

Të jeni të bindur se qytetarët janë më të mençur, ky kontingjent do të përçaje PS, do t’ja marrë votat Ramës. Do ta ketë një efekt të pamundur për të përçarë opozitën”, u shpreh Kryetarja e LSI.

“E dimë që janë të mërzitur me politikën”/ Kryemadhi thirrje intelektualëve: Sot më shumë se kurrë kemi nevojë për ju

Kryemadhi kishte një thirrje edhe për intelektualët, për të cilët tha se Shqipëria ka nevojë për ata.

“Përfshirja në LSI nuk do të thotë të bëhesh një votues, por do të thotë të marrësh në duar fatet e veta. Kjo është shumë e rëndësishme për të krijuar një frymë të re në qeverisjen e ardhshme.

Ajo që unë kam dashur të ndaj me ju është që gjatë gjithë kësaj kohe unë kam patur takime me të rinj dhe të reja. Angazhimi i të rinjve është i madh. Ajo që më bën përshtypje është dëshira që kanë për të marrë në dorë fatet e veta.

LSI është partia e të rinjve dhe të rejave, por LSI është e të gjithë atyre që duan të kontribuojnë. Dua të theksoj se sot më shumë se kurrë ne kemi nevojë për përfshirjen e të gjithë intelektualëve në Shqipëri. E dimë që janë të mërzitur me politikën, por i vetmi ilaç është përfshirja në politikë për ta detyruar klasën politike që të jetë një politikë e re për shqiptarët”, u shpreh Kryemadhi.

Gjatë një takimi me gazetarët, Kryemadhi shprehu qëndrimin e LSI, se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është një luftë për liri.

“Unë jam e bindur që Basha ka qenë i qartë dhe e ka sqaruar pozicionin e tij. Qëndrimi i LSI vazhdon të jetë po i njëjtë dhe i pandryshuar. Për ne lufta e UCK është jo vetëm një luftë e drejtë dhe legjitime, por është një luftë për liri. Përballë krimit të Miloshevicit është e patjetërsueshme, ta kthesh ata ashtu siç duan ta sjellin në jetën politike.

Unë shpreh besimin dhe përkrahin e LSI. Ata përsëri do ta fitojnë betejën me mekanizmat antishqiptare, që për hir të së vërtetës kanë filluar të lulëzojnë në rajon. Por edhe kjo sfidë do të kalojë edhe pse do të ketë pasojat e veta. Ajo që dua të theksoj është tërheqja e vëmendjen për të mos u marrë me çështje që nuk i takojnë. Rihapja e një debati të tillë është heqja e vëmendjes nga problemet e përditshme të shqiptarëve.  Kjo bëhet për të larguar vëmendjen”, tha Kryemadhi.

Kryemadhi theksoi se ndonëse është premtuar rritje pagash për bluzat e bardha nuk janë dhënë shpërblimet e muajit mars e prill, ndërsa bëri thirrje për hapjen e konkursit të infermierëve që kanë dy vite e gjysmë pa marrë licencat.

E pyetur nga gazetari i “Panoramës” Mariglen Kume lidhur me vizionin dhe programin e opozitës në lidhje me shëndetësinë, në një kohë që në buxhet parashikohet rritje e pagave të “bluzave të bardha” dhe rimbursim të medikamenteve, Kryemadhi tha: “Do t’ju rekomandoja që menjëherë pas dekretimit të buxhetit të shtetit, do të doja të ndiqnit cilat do të jenë tabelat që do t’u shërbehen ministrive, a do të jenë vetëm tabela propagandash. Ata kanë vetëm 16 mijë lekë të vjetra rimbursim për Covid-in”.

“Nëse e kanë sinqerisht buxhetin që ka të bëjë me rritje pagash ndaj mjekëve do ta përgëzoja, por derisa qeveria nuk ka realizuar shpërblimin për marsin dhe prillin…. Sot qytetarët shqiptarë gjenden përballë një presioni psikologjik. Ka dy vite e gjysmë që nuk jepen licencat për infermierët, Përpara se të bëjë propagandë me tabelat e buxhetit të 2021 të hapte konkursin për licencat e infermierëve”, u shpreh ajo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.