Zbulohet skema që ndiqte 49-vjeçarja për të ‘zhvatur’ dy burra
Kohët e fundit, historitë e mashtrimit në Gjykatën e Tiranës sa vijnë e shtohen.
E fundit është ajo e Miranda Fortuzit, që mashtroi me qëllime përfitimi avokatin Jetmir Bilali dhe shokun e tij. Gazetarja Anila Hoxha zbuloi edhe skemën që 49-vjeçarja përdorte për të zvatur persona të ndryshëm.
Pasi iu premtonte se do i ndihmonte në zgjidhjen e çështjeve gjyqësore, 49-vjeçarja nga Tirana i merrte para. Njërit prej tyre, Fortuzi iu shtir si juriste e parlamentit.
Ajo i premtoi se do ta ndihmonte që shembja e dyqanit në pronësi të tij të mos bëhej dhe për këtë i kishte dërguar shkresa false me vulën e Bashkisë së Tiranës.
Tjetrit i tregoi se kishte shoqe ministren e drejtësisë dhe mund t’ia zgjidhte çështjen për 10 mijë euro.
Fortuzi është e dënuar dhe më herët për mashtrim pasi premtonte licensa noterie.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



