E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjykata cakton masën arrest me burg, dyshohet se vrau për motive të dobëta Ahmet Toskën
Publik News

Gjykata cakton masën arrest me burg, dyshohet se vrau për motive të dobëta Ahmet Toskën

Fatmir Hoxhaj, i cili dyshohet se ka kryer ekzekutimin e datës 26 tetor në lagjen “Sheq i Madh”, në Fier, u arrestua  më 15 nëntor.

Burimet pranë organit të hetimit bënë të ditur se shkak i ekzekutimit të Toskës mund të jetë bërë gruaja me të cilën bashkëjetonte prej vitesh Fatmir Hoxhaj. Mësohet se gruaja me të cilën ky i fundit bashkëjeton, ka qenë më herë edhe gruaja e Ahmet Toskës (bashkëjetuesja). 52-vjeçari Ahmet Toska dhe ajo ishin ndarë disa vite më parë dhe pas ndarjes edhe Toska edhe ish-gruaja e tij kishin ndërtuar jetë të re me partnerë të tjerë.

Por problemet e xhelozisë duket se kanë qenë pika kyçe që çuan në këtë akt fatal. Shtetasi Fatmir Hoxhaj, edhe pse jetonte në të njëjtën banesë me bashkëshorten e tij, nuk kishte rënë në qetësi për asnjë çast. Ai kishte nisur të dyshonte se gruaja dhe ish-bashkëshorti i saj takoheshin në fshehtësi dhe në këtë formë ruanin lidhjet e tyre të vjetra. “Kanë dashur të njëjtën grua. Besohet se Hoxhaj kishte ngritur dyshime se lidhja intime mes Ahmet Toskës dhe bashkëjetueses së tij, vijonte në fshehtësi, gjë e cila ka sjellë disa konflikte, duke çuar deri në vrasjen me një plumb në kokë të Ahmet Toskës”, thanë burimet pranë Policisë së Fierit.

SI KA NDODHUR NGJARJA

Ekzekutimi i shtetasit Ahmet Toska ndodhi tri javë më parë, kur ai po shoqëronte bashkëshorten e tij për në punë. Vetë kjo e fundit, si dëshmitare okulare e ngjarjes, tha për Policinë se autori ishte një person i maskuar, i cili i është afruar 52-vjeçarit dhe e ka qëlluar me një plumb në kokë dhe dy herë në trup. Fillimisht u hodhën dyshime se Toska mund të ishte vrarë për hakmarrje, pasi daja i tij kishte kryer një vrasje para disa vitesh, ndërsa pista tjetër e hetimit ishte për pronat brenda familjes. Por me arrestimin e Hoxhës duket se janë rrëzuar të dyja pistat dhe i vetmi dyshim i ngritur është ai i vrasjes për motive të dobëta. Burimet e hetimit tregojnë se banesa e autorit është e braktisur dhe dera e mbyllur, pasi autori jeton prej vitesh në Itali me familjen. Burimet thanë se ai ka ardhur këto kohë në vendin e tonë dhe nuk ka mundur dot të largohet përsëri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.