Shqipëria mposht Bjellorusinë dhe kryeson në grup
Shqipëria ka marrë një fitore me “zemër në dorë” përballë Bjellorusisë e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Kuqezinjtë e drejtuar nga Edi Reja fituan në “Air Albania” me rezultatin 3-2 dhe në këtë mënyrë sigurojnë kalimin sezonin e ardhshëm në Ligën B.
Cikalleshi 19′ , 27′ , Manaj 44′ / Skavish 35′ , Ebong 80′
KOMENTI LIVE:
84’ Momente paniku në portën e Shqipërisë. Kuqezinjtë shpëtojnë për mrekulli nga pësimi i golit të tretë. Sulmuesi bjellorus shpërdoron një rast të artë.
80’ GOL BJELLORUSIA 3-2/ Panik në mbrotje, kundërshtarët depërtojnë me lehtësi dhe mposhtin portierin Berisha për herë të dytë, me anë të futbollistit Ebong.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



