E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndoqi ndeshjen në ‘Air Albania’, Meta: Kuqezinjtë e Shqipërisë  janë të paparë
Publik News

Ndoqi ndeshjen në ‘Air Albania’, Meta: Kuqezinjtë e Shqipërisë janë të paparë

Presidenti Ilir Meta mbështeti sot kombëtaren kuqezi në ndeshjen kundër Bjellorusisë.

Shqipëria fitoi ndeshjen me rezultatin 3-1. Pjesën e fundit të ndeshjes e ndoqi edhe presidenti Meta që mesa duket nuk arriti që ta ndjekë që nga fillimi.

Përpara se të ngjiste shkallët për të hyrë në stadium Meta u shpreh se shpreson që kuqezinjtë të dalin me fitore.

Në formën e batutës ai tha gjithashtu se kuqezinjtë dhe gratë e Bjellorusisë janë të paparë.

“Është kënaqësi që të jem pranë kuqezinjve, Cikalleshi ka premtuar një gol dje në telefon, ka bërë dy deri tani mos gaboj, shpresoj që të mbyllet me fitore.

Janë të paparë, kuqezinjtë e Shqipërisë edhe gratë e Bjellorusisë (referuar protestave kundër Lukashenkos) janë të paparë,  faleminderit”,- tha Meta për “ABC News”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.