E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha thirrje prokurorisë: Thirrje Prokurorisë që të shkojë sa më parë në morgun e Tiranës dhe të sekuestrojë provat, para se Rama t’i prishë ato
Publik News

Basha thirrje prokurorisë: Thirrje Prokurorisë që të shkojë sa më parë në morgun e Tiranës dhe të sekuestrojë provat, para se Rama t’i prishë ato

Basha thekson se askush nuk duhet të vërë në diskutim vërtetësinë e denoncimit, pasi dokumentet janë siguruar nga personeli me integritet shëndetësor. Ai i ka bërë sërish thirrje Prokurorisë që të shkojë sa më parë në morgun e Tiranës dhe të sekuestrojë provat, para se Rama t’i prishë ato.

Sipas kryedemokratit, koha që  po kalon asnjë lëvizje të Prokurorisë, i shërben Ramës për shkatërrimin e provave.

Basha: Kam bërë thirrje që Prokuroria të sekuestrojë povat në morgun e Tiranës. Lajmi është shokues. Denoncimi është i ardhur nga personeli me integritet shëndetësor që nuk kam ndërmend ta publikoj këtu. Çfarë pret Prokuroria që nuk nis hetimin, që të manipulohen të dhënat?

Pse pret Edi Rama deri nesër për të dalë në konferencë për shtyp përveç se për të falsifikuar dokumentat.Shqipëria, vendi me spitale COVID pa pajisje, medikamente dhe mjete mbrojtëse për mjekët.

Rama bën politikë me vdekjen duke fshehur të dhënat reale të numrit të vdekjeve nga COVID. Detyra e një qeverie normale në pandemi është raportimi i numrit real të të sëmurëve dhe të vdekurve. Edi Rama të shkulet nga Instagrami dhe t’i përvishet punës konkrete në menaxhimin e krizës.

Ai që nuk lë minutin t’i ikë për të dalë në Instagram, është duke manipuluar provat. Nëse nuk ka testime, pajisje, medikamente dhe mjekë të trajnuar, spitalet janë pa asnjë vlerë. Edhe sa shqiptarë duhet të vdesin derisa Rama të marrë vendim të mos shpërdorojë buxhetin dhe të orientojë çdo shumë drejt përballimit të pandemisë?

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.