E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zv.ministrja Racolli:Vdekjet raportohem me përgjegjësi nga mjekët…
Publik News

Zv.ministrja Racolli:Vdekjet raportohem me përgjegjësi nga mjekët…

Pretendimeve të familjarëve, se në kartelën e vdekjes i shënohen edhe sëmundje të tjera, Rakacolli iu përgjigj duke thënë se raportimet janë transparente.

“Vdekjet raportohem me përgjegjësi nga mjekët të cilët kujdesen deri në fund për shëndetin e pacientit të tyre. Gjithmonë e kanë plotësuar me përgjegjshmëri dhe ndjeshmëri shkakun e vdekjes së pacientit.

Ministria e Shëndetësisë raporton në mënyrë transparente atë që mjekëset me gjithë dijeninë e tyre përcaktojnë si shkak të vdekjes”, tha Rakacolli.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico ka treguar se si ka ndryshuar raporti i infektimeve nga COVID-19 në dy javët e fundit.

Gjatë konferencës së Komitetit Teknik të Ekspertëve të Ministrisë së Shëndetësisë, Fico u shpreh se raporti i vdekjeve nga COVID të personave të prekur është rritur me 2.1%.

 

Ajo tha se nga të dhënat e deritanishme rezulton se 48% e vdekjeve janë të gjinisë mashkullore, ndërkohë që 52% janë femra.

Grupmoshat më të prekura nga COVID-19 sipas ISHP janë 65 deri në 74 vjeç, dhe 55 vjeç deri në 64 vjeç!

“Kemi vlerësuar dhe po monitorojmë me vëmendje situatën e COVID 19 dhe ecurinë e epidemisë në vend. Ashtu siç kemi bere me dije çdo dite ne raportimin ditor, situata paraqitet ne një nivel risku te shtuar per arsye te rritjes se rasteve pozitivë ditore shprehur qarte me nje rritje te incidences 14 ditore:

Incidenca dy javore rezulton e rritur me 301 persona për 100 mijë banorë.
Mesatarja ditore e rasteve pozitivë 704 për javën që lamë pas.
Raporti i vdekjeve me raste pozitivë është 2.1% gjatë kësaj jave.
Meshkuj 48%
Femra 52%
Moshat më të prekura 65-74
Ndjekur nga 55-64
Testimet 5.8 në 1000 /javë (rekomandimi obsh 1/1000 javë)”, tha Albana Fico.

Drejtoresha e ISHP ka bërë një apel për qytetarët për të zbatuar rregullat e vendosura, të vendosin maskën, të ruajnë higjienën dhe distancën dhe të shmangin grumbullimet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.