Mjeku Artan Koni shpjegon si bëhet raportimi i viktimave nga Covid
Duke shfajësuar mjekët, Koni tha në ‘Open’, se ata e shënojnë në kartelë vdekje nga covid-19, por ditën tjetër në konferencë Ministria e Shëndetësisë nuk e raporton si të tillë, pasi mund të ketë vdekur nga ndonjë sëmundje bashkëshoqëruese dhe covid vetëm ka ndihmuar.
“Ky është një debat në të gjithë botën, sepse raportimi i vdekjeve nga covid bëhet në dy mënyra. Pra vdekje nga covid që raportojnë vetëm ata të konfirmuara. Ka vende që shënojnë dhe ata që janë të dyshuar. Disa vende kanë pasur pak vdekje, më pas i janë kthyer shifrave dhe i kanë rritur.
Për mua duhet bërë siç thotë OBSH. Të shënohen të konfirmuarit dhe të dyshuarit. Nuk ka manipulim shifrash nga mjekët. Ka raste kur mjekët e kanë shënuar vdekje nga covid, dhe kjo shifër nuk është raportuar nga MSH në konferencë për shtyp. Kjo mund të jetë”- tha Koni.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



