E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zi  në Universitetin e Tiranës Tiranës, Covid-19 i merr jetën pedagoges Kozeta Noti
Publik News

Zi në Universitetin e Tiranës Tiranës, Covid-19 i merr jetën pedagoges Kozeta Noti

Kozeta Noti, pedagoge në Departamentin e Psikologjisë në Fakultetin e Shkencave Sociale nuk jeton më. Ajo është ndarë nga jeta sot pas ditësh betejë me infeksionin.

Lajmin e trishtë e japin vetë kolegët e pedagoges Noti në Universitetin e Tiranës, ku ka pllakosur zia pasi brenda një jave 2 anëtarë të stafit pedagogjik kanë humbur betejën me virusin. Një javë më parë pedagogia e njohur e Fakultetit të Ekonomisë Irena Bogdani ka humbur jetën.

Profesoresha Klodeta Dibra shkruan një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Kozeta Notit, ndërsa të pikëlluar për humbjen mes radhëve të tyre shkruajnë dhe pedagogët e tjerë të UT.

Kolegu Kreshnik Çollaku shkruan :

Une nuk mund ta besoj dot qe ti nuk je me.
Une besoj ti po ben shaka,une besoj ti je fshehur diku e serish do dalesh.
Ne kishim te lene te takoheshim e te mblidheshim,ashtu si vetem ti dije te mblidhje miqte.
Perhere e mire perhere zemerbardhe..
Nuk e besoj dot se ti na le Kozi…
Lamtumire mikja ime e mire,Zoti te paste ne Paqen e tij,ne kete bote ti i dhe paqe kujtdo e more aq pak per vete.

Lamtumire Kozi…


“Shumë u lutëm për ty, por përbindëshi të mundi, o e mira Kozetë!

Lajmi i ndarjes nga jeta më ka mpirë trurin dhe shpirtin!

Jetën e jetove bukur, me buzëqeshjen që na e dhurove pa hesap të gjithëve!

E tillë do mbetesh në kuvendimet e në zemrat tona.

Familja humbi njeriun e shtrenjtë!

Unë humba një shoqe, mike e kolege të mrekullueshme!

Universiteti i Tiranës humbi një pedagoge brilante!

Shoqëria humbi një njeri me vlera të rralla!

Të qoftë dheu i lehtë”, shkruan Dibra.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.