E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Brenda BMW-së luksoze ‘i forti’ i Shkodrës u egzekutua me kallash
Publik News

Brenda BMW-së luksoze ‘i forti’ i Shkodrës u egzekutua me kallash

Shkodra u trondit sot nga një ngjarje e rëndë, ku u ekzekutua me armë, 46-vjeçari Ridvan Ramazani.

Ngjarja ndodhi mesditën e sotme në fshatin Mushan, pranë një karburanti.Nga automjeti tip “BMW” ku u gjet i vrarë Ramazani.jeti me ngjyrë të bardhë në pronësi të viktimës ka marrë disa plumba, ndërsa i janë thyer edhe xhamat. Automjeti ishe në lëvizje në momentin e ngjarjes, ndërsa drejt tij është qëlluar me breshëri.

Raportohet se janë gjetur të paktën 20 gëzhoja në vendngjarje. Ndërkaq, pista ku po heton grupi hetimor dyshohet se është ajo e hakmarrjes. Burime bëjnë të ditur se atentatorët dyshohet se kanë qëlluar me armë automatik dhe pasi kanë ekzekutuar 46-vjeçarin janë larguar me motoçikletë.

Po ashtu mësohet se karburanti pranë të cilit u ekzekutua Ramazani nuk ka pasur kamera, çka e vështirëson më shumë punën e grupit hetimor për të hedhur dritë mbi ngjarjen.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.