E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vlorë: Të infektuar me covid në Kadastër, spital, në shkolla, në Polici dhe gjykatë
Publik News

Vlorë: Të infektuar me covid në Kadastër, spital, në shkolla, në Polici dhe gjykatë

Covid-19 ka prekur pothuajse të gjitha institucionet në qytetin bregdetar të Vlorës, ashtu siç po ndodh aktualisht dhe në disa qytetet “të kuqe” të vendit.

Mësohet se në 24 orët e fundit në Vlorë janë konfirmuar pozitivë 2 punonjës të Kadastrës, 1 punonjës i Ujësjellës-Kanalizimeve dhe 4 infermierë të Spitalit Rajonal. Gjithashtu, Covid-19 nuk i ka “shpëtuar” as Gjykata e Apelit, ku dy punonjës kanë dalë pozitivë.

Në tre shkolla në qytetin bregdetar, një në fshat dhe një në Orikum, janë infektuar 5 mësues. Edhe në Policinë e Vlorës 2 punonjë kanë dalë me Covid-19. Madje, infeksioni “nuk është trembur” as nga njësia Delta Forcë, aty ku mësohet se një anëtar i saj ka dalë pozitiv.

Të gjithë rastet e sipërpërmendur raportohet se janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë vetëkarantinuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.