E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Denoncimi i PD: Qytetarët e prekur nga termeti, u lanë pa shtëpi për t’u përdorur në fushatë
Publik News

Denoncimi i PD: Qytetarët e prekur nga termeti, u lanë pa shtëpi për t’u përdorur në fushatë

Referuar dokumenteve zyrtare, Strazimiri thotë se qytetarët e prekur nga tërmeti nuk do të hyjnë dot në shtëpitë e tyre, të paktën deri në korrik të vitit 2022.

“Dokumentet zyrtare provojnë se qytetarët e prekur nga tërmeti nuk do të hyjnë dot në shtëpitë e tyre, të paktën deri në korrik të vitit 2022. Pra edhe dy vjet të tjera pa shtëpi. Për të kuptuar se sa kanë zvarritur situatën, mjafton të përmendim se 6 muaj pas tërmetit Bashkia e Tiranës nuk kishte akoma vlerësimin e saktë të banesave individuale të banesave që do të duhej të ndërtoheshin. Në këto shtëpi Erion Veliaj ka qenë, xhiroi momentin e tij të minutazhit dhe nuk u duk më.

Të nderuar, qytetarë paratë janë aty, plot 17 milionë euro të tenderuara për 889 banesa individuale. Por arsyeja përse nuk po vazhdojnë punimet janë zgjedhjet e vitit tjetër, e gjithë kjo për propagandën e tyre, për foto gjatë fushatës, për t’i hedhur hi syve shqiptarëve.

Këto shtëpi do të duhej të kishin përfunduar tashmë, sepse nuk janë vila luksoze nëpër kodrat e Tiranës, por shtëpi njëkatëshe të cilat do të duhej të ishin ndërtuar në pak muaj.

Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut, mjafton dashuria që ka brenda për ta kthyer atë në një çerdhe lumturie. Por ju o qeveritarë nuk keni nga t’i dini këto, sepse ju ka zënë sytë paraja dhe luksi i shfrenuar ku jetoni.

Ne do të vazhdojmë të bëjmë çdo ditë transparencë sepse refuzojmë faktin se pushteti i korruptuar i Edi Rames dhe Erion Veliaj të trajtojë njerëzit si kavie elektorale. Shumë shpejt perdja do të bjerë dhe hajdutët e fatkeqësisë do të përgjigjen përpara ligjit”, ka thënë Strazimiri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.