Tragjedi në një familje shqiptare që jeton në Greqi, humb jetën 16 vjeçari
Lajmi konfirmohet nga mediat greke. SipasProtothema, në momentin që shtëpia u përfshi nga flakët, brenda saj ndodheshin tre fëmijët, të moshave 16, 13 dhe 6 vjeçare.
Prindërit nuk ishin në banesë në orën 11 të paradites së të martës, pasi sipas mediave greke, babai i fëmijëve ishte në punë dhe nëna e tyre ishte nisur të hënën drejt Shqipërisë.
Për këtë shkak, tezja e fëmijëve po kujdesej për ta, por kur ra zjarri, për të cilin ende nuk dihet shkaku, ajo nuk ndodhej në shtëpi.
Ishte telefonata e mbesës së saj 13-vjeçare e cila e njoftoi dhe me të mbërritur në banesën e përfshirë nga flakët, u fut brenda të shpëtonte fëmijët.

Gruaja pësoi djegie të rënda ndërsa arriti të nxirrte gjallë nipin dhe mbesën, por nuk pati mundësi të shpëtonte 16-vjeçarin, i cili kishte dhe probleme me lëvizjen.
Hetimet kanë nisur për të përcaktuar shkaqet e zjarrit, por sipas informacionit paraprak, 16-vjeçari mund të ketë provuar të ndezë një pajisje elektrike me qëllim që të ngrohej, kur në rrethana të panjohura, një zjarr shpërtheu në dhomën e tij.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



