E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK merr të pandehur ish-drejtorin e ‘313-ës’ dhe përgjegjësin e sektorit: I morën 5 milion lek një shtetasi
Publik News

SPAK merr të pandehur ish-drejtorin e ‘313-ës’ dhe përgjegjësin e sektorit: I morën 5 milion lek një shtetasi

 

SPAK njofton se ka mbyllur hetimet dhe ka marrë si të pandehur Eduard Strugajn, ish-drejtor i Burgut Jordan Misja, Florin Ahmetajn, përgjegjës sektori në këtë burg, dhe shtetasin Ervin Kumbulla.

Këta tre shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë marrë shtetasit Ilirian Paço një shumë prej më shumë se 5 milion lekësh në këmbim që ky i fundit të fuste në Burgun 313 disa makineta për kafe.

“I pandehuri Eduard Strugaj, në cilësinë e Drejtorit të Institucionit të Vuajtjes së Dënimit “Jordan Misja”, në bashkëpunim me shtetasin Florin Ahmetaj, me detyre shef i llogjistikës në këtë IEVP, kanë kërkuar dhe marrë nga shtetasi I. Paço, si përfitim të parregullt një shumë prej 457.000 (katërqindë e pesëdhjet e shtatë) mijë lekë të reja me qëllim që ky i fundit të ushtronte aktivitetin tregëtar të tregëtimit të kafesë nëpërmjet makinetave të vendosura në IEVP – në. Po kështu, në datën 02.04.2020 dhe 03.04.2020, të hetuarit Florin Ahmetaj dhe Eduard Strugaj kanë kërkuar dhe marrë nga shtetasi I. Paço shumën prej 100 000 (njëqind mijë) lekë, shumë të cilën Ilirjani ja ka dhënë të pandehurit Ervin Kurtulla dhe ky i fundit ja ka dhënë Florinit i cili do të ja jepte drejtorit të burgut, të pandehurit Eduard Strugaj”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e SPAK.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.