Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar sot një takim me Ambasadorin Vincenzo Del Monaco, Kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.
Përmes një shënimi në rrjete sociale, Kryemadhi tregon se në takim u shkëmbyen ide dhe mendime për zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit, për të cilat kryetarja e LSI-së thotë se do të jenë një sfidë e vërtetë.
“Në zgjedhjet e 25 prillit ne presim një nga pjesëmarrjet më të mëdha, për të qenë një referendum për ndryshim cilësor të gjendjes në Shqipëri.”



