E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Banka e Shqiperisë ha pershesh bashkë me hajdutët!
Publik News

Banka e Shqiperisë ha pershesh bashkë me hajdutët!

Av Jordan Daci

Shqiptaret vidhen nga institucione financiare jo bankare, permbaruesit dhe bankat, nderkohe Banka e Shqiperise ha pershesh bashke me hajdutet!

Hetimi Top Channel mbi mashtrimet me kredi dhe skemat e vjedhjes hodhi drite mbi majen e ajzbergut te nje tufe hajdutesh dhe mashtruesish qe i ka licencuar Banka e Shqiperise qe ne bashkepunim me hajdutet e tjere te sherbimeve permbarimore etj, po grabisin pronat e shqiptareve te varfer. Skemat e mashtrimit, perfshijne shoqeri offshore, vleresues te pasurive te paluajtshme, permbarues dhe nje grup shoqerish te cilat kontrollohen nga i njejti pronar. Vjedhja bazohet edhe ne ndryshimin e Kodit te Procedures Civile per zhvleftesimin e pronave gjate ankandit, ndryshim i sponsorizuar nga bankat dhe institucionet jo bankare dhe qe u mbeshteten edhe nga nje person qe ishte tek Ministria e Financave dhe sot punon prap per banket ne nje organizate te tyre!

Banka e Shqiperise, behet pale me keto hajdutet dhe i lejon te punojne keto hajdute edhe pse shkeljet jane te frikshme. Keto i them bazuar ne rastet qe kam trajtuar une dhe qe per fatin e mire te te perfaqesuarve nga une, u kam thyer hundet ne gjykate. Guvernatori dhe Anetaret e Keshillit Mbikeqyres te Bankes se Shqiperise duhet te bejne detyren dhe jo te ngrohen ne kulltuqet e postit dhe duhet te nderhyre edhe Kuvendi i cili shkarkoi padrejtesisht profesor Arben Malaj sepse ai me qendrimet e tij publike nuk ka pranuar te behet pale me kete standarte mbikeqyrje etj. Banka e Shqiperise guxon t’i dale ne mbrojtje duke mos vepruar edhe nje banke e cila jep overdraft klientit te saj dhe me pas i ben kallezim atij se gjoja ka pastruar parate e saj, ato qe i ka dhene vete banka, gjoja nepermjet nje overdrafti te pa autorizuar sic preferon ta quaj banka edhe pse autorizimin e jep vete ajo?! Atehere, si i bie, banka te jete ne bashkepunim per pastrim parash me klientin?! Po si qenka ky overdraft i paautorizuar, kur banka me disa nivele miratimi automatik dhe manual ka miratuar transfertat e parave pavaresisht bilancit negativ te llogarise se Klientit?!

Nese do te kishte vertet SPAK, do te duhej te bente nje hetim qe duhet te filloje me keto ordineret pasi jane grup i strukturuar kriminal dhe te perfundoje tek Banka e Shqiperise e cila licenson shoqeri offshore dhe i lejon te vazhdojne te vjedhin pertej shume shkeljeve qe tashme jane fakte te njohuri publikisht dhe te mos merret me fukarenjte.

Duhet urgjent te ndryshohet edhe Kodi i Procedures Civile persa i perket shitjes se sendeve ne kuader te ekzekutimit te detyrueshem.

Zot ruaji Shqiptaret nga keqqeverisja dhe hajdutet me licence te Bankes se Shqiperise!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.