E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjykata lë në burg dy të rinjtë që trafikonin bomba me telekomandë
Publik News

Gjykata lë në burg dy të rinjtë që trafikonin bomba me telekomandë

Gjykata ka lënë në burg Erol Çiçin dhe Maringlen Grudan, të cilët u arrestuan dy ditë më parë duke transportuar bomba me telekomandë.

Bëhet me dije se në seancë të arrestuarit janë shprehur se çantat ku ishin bombat u është dhënë nga një person i tretë.

Ata thanë se ishin duke lëvizur me personin në fjalë, por duke qenë se i është prishur makina kanë marrë çantën dhe kanë ardhur me furgon për ta pritur në Lezhë, duke mos ditur se në çantë kishte bombë.

Kjo dëshmi nuk është marrë në kosnideratë nga gjykata duke vendosur për ta ‘arrest me burg’.

Kujtojmë që Erol Çiçi 33 vjeç dhe Mariglen Gruda 30 vjeç banues në Durrës, janë arrestuar dy ditë më parë pasi u janë gjetur dy bomba me mekanizëm shpërthimi në distancë nëpërmjet aparatit telefonik celular, ku njëra ishte me lëndë të dyshuar plasëse e llojit tritol dhe tjetra me lëndë të dyshuar si plasëse e llojit dinamit, të cilat dyshohet se do t’i trafikonin në drejtim të Malit të Zi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.