30 vite nga dhjetori ’90, Lulzim Basha dhe Sali Berisha homazhe te shtatorja e Azem Hajdarit në Qytetin Studenti
Kreu i PD Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha janë duke zhvilluar homazhe në këto momente në Qytetin Studenti, te shtatorja e Azem Hajdarit.
I shoqëruar nga ish-kryeministri Berisha dhe zyrtarë të tjerë të PD, Basha ka vendosur kurora me lule te shtatorja e “pishtarit të Demokracisë” Azem Hajdari.
Kujtojmë se, ka qenë qeveria Berisha që në vitin 2012, në 8 dhjetor, ka vendosur shtatoren e Azem Hajdarit në sheshin ku lindi lëvizja e dhjetorit ’90 që i dha fund regjimit komunist.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



