E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shokët e 25 vjeçarit: Ishte me ne deri në orën 23.00, shkoi për të blerë cigare
Publik News

Shokët e 25 vjeçarit: Ishte me ne deri në orën 23.00, shkoi për të blerë cigare

 

Klodian Rasha, 25 vjeçari që u qëllua me armë zjarri dje nga një efektiv i Policisë së Shtetit, do të përcillet sot për në banesën e fundit. Familja e tij prej mëngjesit të djeshëm ka hapur dyert e mortit.

Dy të rinj, shok të Klodianit, kanë thënë sot për mediat se 25 vjeçari nuk ishte i armatosur dhe deri në orën 23.00, dy orë para ngjarjes së rëndë, ai kishte qenë me ta. Më vonë, kishte dalë për të blerë cigare të një kioskë që qëndronte hapur 24 orë.

“Unë jam shoku i Klodjanit, ka qenë njeriu që ka gëzuar respektin e të gjithëve atyre që e kanë takuar. Aq sa jam unë tani i armatosur, aq është edhe Klodjani, nuk ka pasur prbleme me asnjë njeri, ai ka qenë me ne deri në 11 të natës, dhe e dimë shumë mirë këtë.

Nuk ka qenë një njeri që mund të cilësohej i rrezikshëm, ka dalë për të blerë cigare te një kioskë që qendron e hapur  24 orë. Policia brenda një kohe të shkurtër ka dhënë tre njoftime të ndryshme, ai është qëlluar pas shpine. Arma nuk i përkiste Klodjan Rashës, ai ka qenë me ne deri në 11 të natës, nuk kishte probleme, nuk ishte në asmëri, nuk ka pasu asnjë arsye për të pasur armë.

Asnjë problem nuk ka pasur, ka qenë si një njeri i zakonshëm. Nuk është në intersesin e Policisë së Shtetit që një punonjës i saj të vrasë nga pas një 26-vjeçar. Ky është një krim nuk është një vrasje nga pakujdesia. Çfarë kërcënimi është kur ti largohesh me vrap?!”, janë shprehur shokët e Klodianit.

Ndërkohë, efektivi i Forcave Shigjeta që qëlloi në ndjekje e sipër të riun është marrë sot përsëri në pyetje nga organi i akuzës. Ai ka pohuar dhe dje se nuk kishte pasur qëllim të vriste Klodian Rashën, por kishte synuar ta qëllonte në pjesën e poshtme të trupit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.