Arrestohet 57-vjeçari nga Kuçova, abuzoi me të miturën 10 vjeçe
Dyshohet se i arrestuari ka abuzuar për afro 2 vjet me vajzën e mitur, që jetonte në lagjen “1Maji”.
Gjatë denoncimit të kryer sot në polici, ku 10-vjeçarja shoqërohej nga prindërit dhe një psikologe, rrëfeu historinë e abuzimit.
E mitura është dërguar për një vizitë mjeko-ligjore, nga e cila ka rezultuar se mbi të është abuzuar në mënyrë sistematike. Policia arrestoi sot 57-vjeçarin nën akuzën “Marrëdhënieve seksuale me të mitura”.
Ngjarja i ka kaluar tashmë për hetim Prokurorisë së Rrethit Berat, për zbardhjen e plotë të dinamikave të saj.
Njoftimi i policisë:
Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. M., 57 vjeç, banues në Kuçovë.
Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 10 vjeçe.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



