Durrës/ Protesta ndryshe nga ditët e tjera, sot në mënyrë paqësore
Në ditën e katërtë të protestës ndryshe nga tre ditët e tjera qytetarët e Durrësit të cilët kanë dalë për të protestuar, e kanë zhvilluar atë në mënyrë paqësore deri në këto momente.
Ata kanë dalë në rrugë duke përshëndetur dhe përqafuar çdo efektiv që ndodhej në rrugë.
Më pas ata janë ulur para Drejtorisë së Policisë së Durrësit dhe të gjithë së bashku janë shprehur se protesta ditën e sotme do të jetë paqësore ndryshe nga ditët e tjera ku kanë djegur koshat dhe kanë thyer e shkatërruar çdo gjë që i dilte përpara.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



