Futbollisti i kombëtares shqiptare infektohet me COVID
Armando Broja, sulmuesi i kombëtares shqiptare ka rezultuar pozitiv me koronavirus në tampon e realizuar ditën e djeshme dhe si rrjedhojë nuk mund të marrë pjesë në ndeshjen e Viteshes me Herenvenin ditën e sotme.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi anglez pasi ka nxjerrë formacionin zyrtar për ndeshjen.
Broja ka luajtur 10 ndeshje me këtë skuadër duke shënuar dhe 5 gola, ndërsa kohët e fundit është bërë titullar i padiskutueshëm.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



