Qeveria greke shtyn mbylljen e kufijve me Shqipërinë
Pala greke ka vendosur që të shtyj afatin e mbylljes së kufijve me Shqipërinë për faktin se na konsiderojnë si një vend me rrezikshmëri për përhapjen e COVID. Mediat në shtetin fqinj raportojnë se Greqia e ka shtyrë mbylljen e kufijve der në datën 7 janar 2021.
Kujtojmë se në 20 nëntor qeveria greke vendosi mbylljen totale të pikes kufitare të Kapshticës dhe në datën 3 dhjetor i ndryshuar vendimi duke lejuar vetëm këmbësorët, mjetet e tonazhit të rëndë dhe ato të transportimit të mallrave që të hyjnë në Shqipëri.
Ndërsa për shqiptarët që duan të kalojnë për në vendin fqinj mundësia e vetme është Kakavija e cila ka një kuotë prej 700 personash në ditë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



