Taulant Balla: Në 5 protestat në Tiranë ka gisht PD dhe LSI
Taulant Balla është shprehur sot për protesta e zhvilluara në kryeqytet se gisht kane dy partitë kryesore opozitare pasi efektivi ishte fajtor nga rrethanat por jo e gjithë struktura e policisë.
Balla thekson se familjet shqiptare nuk duhet t’i lejojnë fëmijët e tyre që të përdoren nga partitë opozitare dhe të paguhen për të shkatërruar pronën publike.
Sipas burimeve të tij të sigurta thekson se në disa rrethe të Shqipërisë protestatjane organizuar nga protestë të PD.
“Jemi në situatë të jashtëzakonshme, pandemi, që ka pamundësuar grumbullimet. Edhe në disa djem e vajza të reja, u keqpërdorën nga elementë të infiltruar dhe nga ata që nuk gjejnë rast të përdorin politikisht edhe vdekjen. Opozita bën politikë me numrat e të vdekurve nga coviD-19, me një rast flagrant, që Policia dhe Prokuroria kanë vijuar. E pakuptimtë si një person si Sali Berisha, që ka dhënë urdhëra për vrasje në bulevard, të marrë përsipër avokatinë për Klodian Rashën.
Thirrja ime për çdo familje shqiptare është, ju lutem mos i lini fëmijët të keqpërdoren nga politikanët. Kush ka bërë politikë me vdekjen, ka pasur fund të keq”, është shprehur Sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant Balla.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



