661 raste të reja dhe 13 humbje jetë në vend
Në 24 orët e fundit në vendin tonë situata e COVID19 paraqitet si vijon:
Janë kryer 2108 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 661 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë përkatësisht në këto qytete:
178 raste në Tiranë, 51 në Shkodër, 45 në Berat, 43 në Fier, nga 34 raste në Durrës, Elbasan, 28 në Vlorë, 20 në Lezhë, nga 18 raste në Korçë, Mat, 16 në Kuçovë, nga 15 raste në Kavajë, Mirditë, Gjirokastër, 13 në Lushnje, nga 11 raste në Has, Pogradec, 10 në Mallakastër, nga 9 raste në Kurbin, Pukë, Përmet, 8 në Peqin, nga 7 raste në Devoll, Kukës, Tepelenë, Dibër, 5 në Kolonjë, nga 4 raste në Malësi e Madhe, Sarandë, Librazhd, Krujë, 2 në Skrapar.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 505 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 25.325 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 433 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit nuk kanë arrtitur të fitojë betejën me sëmundjen 13 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetar nga Durrësi, 2 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Korça, të moshave 38-82 vjeç.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



