E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasja makabre e çiftit shqiptar, ekspertiza zbulon dhunën ç’njerëzore ndaj gruas, policia zbulon një valizhe të katërt
Publik News

Vrasja makabre e çiftit shqiptar, ekspertiza zbulon dhunën ç’njerëzore ndaj gruas, policia zbulon një valizhe të katërt

Gjatë inspektimit për hetimin e vrasjes së dyfishtë, ku viktimat janë Shpëtim dhe Teuta Pasho nga Vlora, u gjet nga karabinierët në fushë pranë burgut fiorentin të Solliçiano, një valixhe e katërt, ku tashmë të fshehura brenda ishin gjetur tre valixhet e tjera me mbetje kufomash.

Përmbajtja e valixhes së katërt po verifikohet në Institutin Careggi të Mjekësisë Ligjore. Bagazhet, sipas asaj që është mësuar, ndoshta përmbajnë pjesën e humbur të burrit, një këmbë.

Pjesë të trupit të burrit u gjetën në dy valixhe të tjera, ndërsa trupi i gruas doli nga valixhja e tretë.

Tortura ndaj gruas së vrarë është e tmerrshme. Ajo ishte rrahur për vdekje dhe më pas është asfiksuar. Kjo ka qenë sipas asaj që doli nga ekzaminimi i autopsisë, raporton La Republica.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.