Diplomati Shaban Murati pyet: Pse në Shqipëri dhe në Kosovë, në 30 vite nuk është kapur asnjë spiun serb dhe grek?!
Diplomati Shaban Murati bën një pyetje “1 milion dollarëshe” në rrjetet sociale. Ai shkruan se në 30 vite tranzicion, në Shqipëri nuk është kapur dhe as dënuar asnjë spiun serb apo grek.
Edhe në Kosovë thotë ai, që nga viti 1999 nuk është kapur dhe dënuar as edhe një spiun serb.
“Një pyetje 1 milion dollarëshe: Si shpjegohet që në Shqipëri gjatë 30 viteve të tranzicionit demokratik nuk është kapur dhe dënuar as edhe një spiun serb dhe grek, dhe as në Kosovë që nga viti 1999 i çlirimit dhe që nga viti 2008 i pavarësisë nuk është kapur dhe dënuar as edhe një spiun serb???
Dy mundësi janë: ose Serbia dhe Greqia janë penduar dhe kanë hequr dorë tërësisht dhe përfundimisht nga veprimtaria agjenturore në Shqipëri dhe në Kosovë, ose…”, shkruan profesor Shaban Murati.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



