E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
OSBE: Është hedhur një hap i rëndësishëm përpara, i shumëpritur
Publik News

OSBE: Është hedhur një hap i rëndësishëm përpara, i shumëpritur

Prezenca e OSBE në Shqipëri përshëndet zgjedhjen e Altin Binajt, si anëtar i 5-të i Gjykatës Kushtetuese.

Në reagimin zyrtar thuhet se me zgjedhjen e Binajt është hedhur një hapë i rëndësishëm përpara dhe i shumëpritur. Kujtojmë se, dje Kuvendi ka votuar emrin e Altin Binajt si anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Tanimë radhën sipas ligjit e ka Meta.

“Prezenca e OSBE-së me kënaqësi vëren se është hedhur një hap i rëndësishëm e i shumëpritur drejt një Gjykate Kushtetuese plotësisht funksionale. Pas zgjedhjes së një gjyqtari tjetër nga Kuvendi, mbetemi në pritje të emërimeve pasuese, me qëllim që Gjykata të jetë në funksion të plotë si një institucion thelbësor për mbrojtjen e shtetit të së drejtës dhe të drejtave themelore të qytetarëve shqiptarë. Përmes mbështetjes së përkushtuar, Prezenca është e gatshme të vazhdojë ta ndihmojë Gjykatën Kushtetuese për rritjen e efektivitetit dhe transparencës”, thuhet në reagimin e Prezencës së OSBE në Tiranë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.