“Ç’do populli bën partia, ç’thotë Partia bën populli”
– Ne nuk kemi sistem drejtësie!
Edhe sikur ta ndezin Gjykatën Kushtetuese me 6 veta, ajo prapë nuk është kushtetuese; është një simulakër, ose si një gomar me 3 këmbë të cilit nuk i vendos dot barrë përsipër.
– Varfëria, papunësia është shtuar.
Kjo ka bërë që akoma dhe më shumë shqiptarë, tani që nuk kanë si të largohen nga Shqipëria ta shohin Qeverinë si shpëtimin, si bamirësin e tyre të vetëm, të cilit i detyrojnë jetën e tyre, të kalamajve, të qenve, maceve dhe peshqve dekorativë që kanë në shtëpi. Qeveria nënqesh dhe i harxhon paratë ku i do qejfi.
Të dyja këto po e kthejnë Shqipërinë me shpejtësi në vitin 1989, brenda paradigmës: “Ç’do populli bën partia, ç’thotë Partia bën populli”
Dhe ti merresh me temën “Anna Oxa”?!
Edhe pak dhe do dalim në ballkon të thërrasim:
Poshtë Liria, Rroftë Partia
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



