Agjensia Europiane e Barnave konfirmon Pfizer
Agjencia Europiane e Barnave (EMA) ka dhënë dritën jeshile që BE të përdorë vaksinën e Pfizer ndaj COVID-19. Pas mbledhjes së sotme me dyer të mbyllura siç ishte paralajmëruar edhe me parë vaksina Pfizer tani mund të fillojë përdorimin në vendet anëtare të Bashkimit Europian.
Sipas njoftimit të dhënë në përfundim të takimit vaksina mund të përdoret tek çdo qytetar mbi 16 vjeç. Pritet që në BE vaksinimi tashmë të nisë para përfundimit të 2020.
BE i bashkohet Britanisë dhe SHBA apo dhe disa vendeve të tjera si Rusia e Kanadaja që të përdorë një vaksinë ndaj COVID-19.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



