E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Durrës/ Arrestohet 29 vjeçari pasi shishet bomba me telekomandë
Lajme

Durrës/ Arrestohet 29 vjeçari pasi shishet bomba me telekomandë

Policia ka dalë sot me një deklaratë zyrtare ku ka njoftuar arrestimin e një të riu nga Durrësi, pasi trafikonte bomba me telekomandë. I riu ishte i njohur për policinë pasi më parë ishte arrestuar dhe dënuar për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë”.

29 vjeçari Viktor Noka i është nënshtruar një kontrolli fizik ku sipas policisë i janë sekustruar në cilësinë e provës materiale 2 mina me telekomandë, të cilat ky shtetas do t’i shiste me çmimin 2000 euro.

Njoftimi i plote i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Telekomanda”.

Sekuestrohen 2 mina me telekomandë.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre, i cili do t’i shiste kundrejt fitimit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë dhe rritjen e parametrave të sigurisë në qytet, në bazë të informacione që dispononin se një shtetas lëvizte me lëndë eksplozivi me vete, organizuan punën dhe finalizuan operacionin e koduar “Telekomanda”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

V. N., 29 vjeç, banues në Sukth, Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”.

Shërbimet e Policisë e kanë ndaluar shtetasin V. N. në afërsi të vendit të quajtur “Muzeumi” dhe gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 mina me telekomandë, të cilat ky shtetas do t’i shiste me çmimin 2000 euro.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.