CEO i Pfizer: Çështje kohë që pandemia të zhduket, masat duhet të zbatohen
Ditën e sotme CEO i kompanisë Pfizer, Albert Bourla ka dhënë një deklaratë shumë shpresdhënëse lidhur me fundin e pandemisë.
Në këtë deklaratë ai është shprehur se bota është në rrugën e duhur pasi ka bërë zgjedhjet e nevojshme për të arritur në fund të pandemisë. Bourla i ka dhënë shpresë njerëzve se normaliteti do të kthehet se shpejti vetëm se udhëzimet duhen ndjekur me përpikmëri dhe maskat duhen mbajtur sepse janë gjërat bazë që do të na ndihmojnë për t’a kaluar këtë situatë sa më shpejt.
Ndërkohë ai u shpreh optimist, por i kujdeshem, se vaksina do të jetë efektive dhe ndaj mutacionit specifik.
“Ne do të kemi më shumë informacion në afërsisht dy javë pas përfundimit të eksperimenteve që po kryejmë aktualisht për të parë nëse vaksina është e njëjtë, më pak ose më efektive kundër këtij varianti të ri”, u shpreh Bourla.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



