Autoambulanca prishet rrugës/ Josif Kavaja dërgohet në spital me makinën e policisë
Ditën e sotme janë zbuluar detaje të tjera për Josif Kavajën, 45-vjeçarin, i cili dy ditë më parë mbeti i plagosur pas përplasjes me policinë.
Burime zyrtare bëjnë të ditur se 45-vjecari pas arrestimit nga RENEA u nis drejt spitalit të Elbasanit me një autoambulancë, por si pasojë e një defekti ajo mbeti në rrugë. Më pas Josif Kavaja u transportua për në spital me një mjet policie të tipit Range Rover.
Janë dashur 4 orë që i plagosuri të mbërrinte në spital me makinë policie ku i është nënshtruar menjëherë ndërhyrjes kirurgjikale.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



