E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Turqi/ Udhëtarët që vijnë nga jashtë nuk mund të kalojnë pa testin PCR
Bota

Turqi/ Udhëtarët që vijnë nga jashtë nuk mund të kalojnë pa testin PCR

Para pak momentesh është bërë me dije se rregullat e udhëtimit për në Turqi kanë ndryshuar për udhëtarët. Sipas informacioneve të marra duke filluar nga 28 dhjetori, kushdo që udhëton me avion për në Turqi do i duhet të ketë me vete një test PCR apo tampon negativ për COVID-19, të bërë brenda 72 orëve të fundit.

E njëjta gjë dhe për persona që udhëtojnë në rrugë tokësore, por për ta masat nisin nga 30 dhjetori. Këto masa do të qëndrojnë në fuqi deri më 1 mars 2021.


Nëse udhëtarët nuk kanë testin negativ, atëherë duhet t’i nënshtrohen masës së karantinës sapo të arrijnë në destinacion.

Udhëtarët që arrijnë në Turqi nga Mbretëria e Bashkuar, Danimarka dhe Afrika Jugore apo që kanë qenë në këto vende në 10 ditët e fundit, duhet të kenë testin negativ dhe t’i nënshtrohen karantinës për të paktën shtatë ditë, derisa të bëhet testi i dytë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.