E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha:Rama në 7 vite s’mbajti asnjë premtim, mund të ofrojë vetëm dështime të tjera
Publik News

Basha:Rama në 7 vite s’mbajti asnjë premtim, mund të ofrojë vetëm dështime të tjera

Ai thekson se në 7 vite Rama nuk mbajti asnjë premtim dhe ajo çfarë mund të ofrojë për të ardhmen janë vetëm dështimet e tjera. Lideri demokrat kërkon një bashkim të qytetarëve për të sjellë ndryshimin që duan shumica dërrmuese e shqiptarëve.

Të gjithë komentet e studentëve të ekonomisë me të cilët pata kënaqësinë të takohesha, kishin një konkluzion kryesor: ekonomia është dështimi më madh i Edi Ramës në 7 vite.
Gjatë këtij viti, ku krizës ekonomike iu shtua edhe pandemia, studentët u përjashtuan nga çdo lehtësi. Ata vazhdojnë të paguajnë të njëjtat tarifa, të cilave u sthohen edhe kostot e mësimit online. Rritja e papunësisë, mbyllja e qindra biznëseve dhe rënia e fuqisë blerëse kanë goditur shumicën e familjeve shqiptare të cilat patën ndihmën më të vogël në rajon dhe në Europë nga qeveria e tyre.

Njëra prej studenteve më tha se paguan tarifë shkollimi për master 2.1 milionë lekë. Ajo bën dy punë për për të përballuar si tarifën e studimit, gjithashtu dhe koston e jetës në Tiranë.

E ndërsa paratë e taksave të shqiptarëve duhet të shkonin për të ndihmuar të rinjtë, familjet e tyre, ato vazhduan të shpërndahen tek miqtë dhe klientët e qeverisë përmes koncesioneve e PPP-ve korruptive.

Në 7 vjet Edi Rama nuk mbajti asnjë premtim, rriti taksat, rriti çmimin e energjisë, rriti tarifat e studimit, nuk hapi 300 mijë vende pune, por detyroi afro 500 mijë shqiptarë të emigrojnë. Edi Rama renditi Shqipërinë ndër vendet më të korruptuara sepse gjithë pasuritë dhe paratë e shqiptarëve i ndau për klientët e tij. Prandaj vuajnë shqiptarët sot, prandaj të rinjtë e kanë mendjen të largohen nga vendi.

Është koha ta ndryshojmë këtë gjendje. Pas 7 vitesh dështime, Rama mund të ofrojë vetëm dështime të tjera.

Ne do të vendosim taksën e sheshtë 9%, për të thithur investitorë të huaj që hapin vende pune dhe për t’i dhënë mundësi biznesit të punojë dhe të gjenerojë të ardhura për të rritur pagat e punonjësve.

Ne do të mbështesim dhe stimulojmë sipërmarrjet e të rinjve dhe bizneseve që punësojnë të rinj.

Përmes ligji tonë anti-mafia ne do të kalojmë në sitë të gjitha kontratat koncesionare dhe PPP-të. Synimi i ligjit anti-mafia është që këta njerëz që janë të përfshirë në kontrata korruptive, nuk do të mund të gëzojnë të ardhurat e përfituara padrejtësisht dhe këto të ardhura do të rikuperohen dhe do t’u kthehen qytetarëve.

Ne të mbulojmë 100% tarifat e studimit të studentëve nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë në muaj dhe 50% tarifat e atyre me të ardhura mbi 640 mijë lekë. Ne do ta anulojmë ligjin korruptiv për arsimin e lartë dhe do të rikthejmë autonominë e universiteteve.

Vetëm bashkë mund ta bëjmë realitet ndryshimin, që kërkojnë shumica dërrmuese e shqiptarëve dhe t’u japim shpresë dhe mundësi për çdo të ri dhe çdo qytetar shqiptar.

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.