Opozita akuza ish-ministrit:Lokalet e Lefter Kokës organizojnë festa me qindra pjesëmarrës, policia nuk guxon të afrohet
Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka iku nga LSI dhe iu bashkua Partisë Socialiste, ndërkohë që ndaj tij kanë filluar akuzat nga opozita dhe mediet dhe rrjetet sociale.
Shkak janë bërë disa foto të publikuara në rrjetet sociale, ku një numër i madh të rinjsh janë mbledhur në lokalin e Kokës në Durrës, duke mos respektuar rregullat e vendosur nga Komiteti i Ekspertëve.
Genc Sejko shkruan:
Gëzuar festat!
Lefteri që duhet të ishte në burg për inceneratorët, organizon festa për 300 veta në kohë pandemie. Lajmi i mirë është se do jetë në listat e PS.Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan se policia ka frikë të afrohet në lokalet e Lefter Kokës, ndërsa shton se gjobat vendosen vetëm për popullin e thjeshtë dhe jo për mbështetësit e qeverisë.
![]()
“Per lokalet e Terr Kokes ligji nuk ekziston!
Këto janë fotot që po qarkullojnë në rrjet, të cilat janë shpërndarë edhe nga mediat pranë opozitës:
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco
“Per lokalet e Terr Kokes ligji nuk ekziston!



