Basha: Të dënohen fundërrinat, që nxjerrin sekretet hetimore për të trembur dëshmitarët kundër Tahirit
Kreu i PD-së, Basha, ka reaguar ashpër ndaj nxjerrjes së sekreteve nga mbledhja e Këshillit të Mandateve, ku prej dy ditësh është diskutuar për heqjen ose jo të imunitetit të ish-ministrit Tahiri.
Sipas Bashës, nxjerrja e këtyre sekreteve hetimore, që u njoftua nga një deklaratë alarmuese e prokurorisë, bëhet për të trembur dhe ekspozuar dëshmitarët.
Statusi i Bashës
Funderrinat qe nxjerrin informacionin e klasifikuar “Sekret” per te trembur dhe ekspozuar deshmitaret kunder Tahirit, jane sherbetore te Mafias. Ata duhen te ndiqen penalisht dhe te denohen, deputete a cfaredoqofshin! Nuk mund te kete imunitet per kriminele dhe bashkepunetore te krimit!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



