E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Politikani i njohur qëllohet në kokë, ndërron jetë pranë banesës
Publik News

Politikani i njohur qëllohet në kokë, ndërron jetë pranë banesës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Bergamos të Italisë, ku është gjetur i vdekur një politikan përballë shtëpisë së tij.

Franco Colleoni, 68 vjeç, u gjet jo larg restorantit që kishte në pronësi, që quhet “Il Carroçio”.

Colleoni ishte figurë aktive e politikës në atë zonë, ku tradicionalisht dominon partia e djathtë që përfaqësonte. Ndër vite, ai ka mbajtur rolin e sekretarit provincial të Legës, si dhe poste të rëndësishme në administratën lokale.

Sipas autoriteteve të policisë, vrasësit e kanë goditur fatalisht në kokë, e si pasojë viktima ka ndërruar jetë menjëherë. Nuk dihet ende identiteti i autorit/autorëve dhe nëse arsyeja e vrasjes ka të bëj me politikën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.