E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vaksina Pfizer-BioNTech dhe disa pyetje për Shefin e Rilindjes!
Publik News

Vaksina Pfizer-BioNTech dhe disa pyetje për Shefin e Rilindjes!

Ngjarja më e rëndësishme e vitit që sapo ka nisur është pa diksutim vaksina e Pfizer që po e shet me kaq pompozitet Shefi i Rilindjes në Tiranë dhe i gjithë establishenti mediatik pranë Qeverisë.
Duke qenë se kjo është e lidhur me jetët e njerëzve, sic ju kam thënë me parë ne jemi duke hulumtuar dhe duke dëgjuar çfarë janë duke thënë ekspertët nëpër botë. Lidhur me këtë mund të flas më hollësisht në ditët në vijim por sonte mund të them shumë shkurt për të gjithë ata që më pyesin në privat si do t’ia bëjmë? A të shkojmë të vaksinohemi tek Air Albania Stadium apo jo?

Përgjigje:

Marrëveshje para shpjegimit:

1- Nuk hedhim dyshime mbi kompaninë që ka prodhuar vaksinën.
2- Nuk hedhim dyshime mbi rëndësinë e vaksinës.
3- Këto nuk janë mendimet e mia por të ekspertizës serioze botërore të cilën nuk ju lejojnë ta dëgjoni tek mediat e Rilindjes.

Ku qëndron dyshimi dhe frika?

Dyshimi dhe frika qëndron tek masat e sigurise të lidhura me vaksinën (Safety)

Cilat janë rreziqet e vaksinës së Pfizer deri tani, të cilat janë shkruar në faqen e Qeverisë Britanike (Gov UK) ?!

1- Kemi dy raste vdekjesh të të vaksinuarve mbi 55 vjecarë.

2- Vaksina nuk vlen për gratë shtatzëna dhe për ato gra të cilat kanë në plan të jenë shtatzëna brënda një kohe të shkurtër.

3- Vaksina nuk vlen dhe nuk ndihmon ata njerëz që kanë probleme dhe sëmundje të sistemit imunitar.

4- Nuk është bërë asnjë eksperiment serioz i cili zbulon efektet anësore të mundshme të vaksinës në periudhë kohore afatgjatë.

5- Nuk ka asnjë studim dhe asnjë rezultat lidhur me efektet anësore të kësaj vaksine dhe lidhur me mënyrën se si ajo ndikon tek medikamentet që marrin të sëmurët me diabet dhe me tension të lartë.

6- Nuk kemi asnjë informacion nëse kjo vaksinë shkakton infertilitet (tek burrat dhe gratë).

7- Marrja e vaksinës nuk e ndalon përhapjen e virusit (dhe kjo është një katastrofë më vete).

8- Kush merr vaksinën nuk mund të ushqejë me gji.

9- Kompania nuk ka bërë asnjë studim për mënyrën sesi reagon Vaksina me fëmijët nën 16 vjec ndaj mendohet që ajo mund të jetë e dëmshme për këtë moshë.

10- Vaksina parqet rrezik të madh për alergjikët sepse ajo shkakton alergji të nivele të larta. Një në katër britanikë vuajnë nga alergjia.

11- Një grup mjekësh gjermanë kanë bërë një studim ku kanë provuar se vaksina shkakton infertilitet tek burrat dhe gratë. Këtë studim ia kanë paraqitur European Medicine Agency (Agjensia Evropiane e Mjekësisë) të cilët e kanë marrë studimin në dorëzim dhe kanë thënë që ai do t’i nënshtrohet studimeve dhe verifikimeve të mëtejshme (Këto verifikime sigurisht që do të bëhen me njerëz)

12- C’ka është më e rëndësishme është fakti se; mesatarja e kohës që nevojitet për të prodhuar një vaksinë është 10-15 vjet. Si u bë kjo vaksinë për pak muaj?

13- Kompania Pfizer ka detyruar qeverinë Britanike që të firmosë se; ajo nuk merr përsipër se cfarë mund të ndodhë prej vaksinimit dhe se është e ndaluar me ligj që të hidhet në gjyq, cfarëdo që të ndodhë me efektet anësore.

14- Vaksina ende nuk ka marrë “Full Approval” miratim të plotë nga FDA (Food and Drug Administration) por vetëm “Emergency Use”, perdorim vetëm per raste emergjente.

Kush e përcakton energjencën ne Shqipëri? Dhe a jane të paret që do të vaksinohen krijesa eksperimentale?!

Të gjitha këto pyetje dhe rezerva drejtojani shefit të Rilindjes dhe taborit që e rrethanat i cili po përpiqet ta shesë nëpër mediat e regjimit vaksinimin e shpejtë si hostori suksesi, ndërkohë që vaksina ende nuk ka përfunduar fazën e saj eksperimentale!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.