E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zhduket themeluesi i “Alibaba”, miliarderi kinez Jack Ma
Publik News

Zhduket themeluesi i “Alibaba”, miliarderi kinez Jack Ma

 

Miliarderi kinez Jack Ma, themeluesi i Alibaba dhe Ant Group, s’është parë në publik prej dy muajsh.

“Yahoo Finance” shkruan se Ma ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit pas sulmeve të qeverisë kineze ndaj bizneseve të tij.

Në fund të muajit dhjetorit, rregullatorët kinezë nisën një hetim antitrust ndaj Alibaba, kompania më e madhe e tregtisë “online”. Kina gjithashtu vendosi disa regullatorë të rinj që bllokuan marrëveshjen mes kompanisë “Ant Group” dhe qeverisë kineze.

Jack Ma tha se ishte i gatshëm t’i jepte qeverisë kineze çdo platformë të grupit të tij, me një ofertë fillestare prej 37 miliard dollarësh. Por pas dështimit të marrëveshjes, Ma kritikoi publikisht sistemim regullator financiar të Kinës gjatë një konference në Shangai.

Deri vonë, Ma ishte njeriu më i pasur në Kinë, me një pasuri prej më shumë se 60 miliardë dollarësh. Por pas forcimit të rregullave për industrinë fintek, ai humbi plot 12 miliardë dollarë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.