BE thirrje Serbisë: Bashkëpuno me Kosovën për vaksinimin anti-Covid
Pas Shqipërisë, shteti i Kosovës mund të marrë ndihmë për çështjen e vaksinimit të popullatës kundër koronavirusit edhe nga shteti tjetër fqinj, Serbia.
Të paktën kjo është kërkuar nga Komiteti i Bashkimit Europian, i cili i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të bashkëpunojnë në këtë çështje.
“Ne jemi duke ndjekur zhvillimet dhe duke i shikuar raportet për këto zhvillime që kanë të bëjnë me shpërndarjen e vaksinave. Autoritetet në Serbi dhe në Kosovë duhet të bashkëpunojnë ngushtë në përputhje me aranzhimet relevante nga dialogu për lëvizjen e mallrave dhe certifikimin e prodhimeve farmaceutike”, ka thënë në një përgjigje me shkrim, Peter Stano, zëdhënës i BE-së për çështje të jashtme dhe siguri.
Pak ditë më parë Serbia nisi procesin e vaksinimit të Covid-19 në Veri të Kosovës ku përfituan qytetarë serbë që jetojnë në këtë zonë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



