E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Terrorizoi lagjen në Elbasan kur qëlloi me kallashnikov, policia gjen armën e 45-vjeçarit: E kishte hedhur tek…
Lajme

Terrorizoi lagjen në Elbasan kur qëlloi me kallashnikov, policia gjen armën e 45-vjeçarit: E kishte hedhur tek…

Policia e Elbasanit në bashkëpunim me grupin hetimor ka gjetur dhe ka sekuestruar armën e zjarrit e cila u përdor nga 45-vjeçari Arjan Ruvina.

Ky i fundit pas një konflikti me disa familjarë ka qëlluar në ajër duke trembur gjithë lagjen.

Duke qenë se ngjarja bëri bujë, i trembur dhe për t’i shpëtuar policisë në mënyrë të dëshpëruar, 45-vjeçari e ka hedhur armën kallashnikov tek fqinji i tij. Policia pasi e ka arrestuar ka bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e saj.

“Në vijim të infromacionit paraprak,  pas kontrollit tē  imtësishëm të territorit të bërë nga shêrbimet e policisë  ne zonen ku ishte bere telefonata, si dhe pas infromacioneve te marra ne rruge operative , policia ka bere te mundur identifikimin dhe shoqerimin e  autorit te dyshuar qe ka qelluar me arme zjarri ne ajer pas nje konflikti familjar , 45 vjecari  Arjan Rovina eshte shoqeruar ne Polici per veprime te metejshme si dhe ështē sekuestruar edhe arma e zjarrit kallashnikov”, njofton policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.