E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet anëtari i fundit i grupit që merrej me trafikim lëndësh narkotike  në Skrapar
Publik News

Arrestohet anëtari i fundit i grupit që merrej me trafikim lëndësh narkotike në Skrapar

Vijon megaoperacioni “Gjergjova”. Është arrestuar edhe anëtari i fundit i grupit, që ushtronte aktivitetin kriminal të kultivimit të drogës në Skrapar.

Në pranga ka rënë shtetasi Teki Dusho, i cili është arrestuar në qytetin e Durrësit.

SPAK kishte lëshuar 23 urdhër-arreste, 22 prej të cilëve ishin ekzekutuar në kohë, ndërsa i fundit është kapur në qytetin bregdetar. Mes të arrestuarve ka edhe disa punonjës policie, si dhe funksionarë publikë.

Njoftimi i policisë

Kapet dhe ndalohet shtetasi i shpallur në kërkim gjatë këtij operacioni.

Nga Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, është kapur dhe ndaluar në qytetin e Durrësit, shtetasi  T. D.

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.